Ukraina shkatërron dhjetëra dronë rusë

ronët Shahed, të prodhimit iranian, u shkatërruan në zonat në lindje, jug dhe juglindje të Ukrainës, kanë njoftuar Forcat Ajrore ukrainase

Ushtari ukrainas në Bakhmut, foto ilustruese.

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 26 nga 28 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, tha ushtria e Kievit të enjten, më 28 mars.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, u shkatërruan në zonat në lindje, jug dhe juglindje të Ukrainës, shtuan Forcat Ajrore ukrainase.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhjës tha përmes një postimi në Telegram se dy gra u plagosën pasi copëzat e një droni të shkatërruar ranë në një zonë të banuar në kryeqytetin rajonal, raporton Reuters.

Prokurorët në rajonin lindor të Harkivit raportuan se një restorant, një dyqan dhe disa zyre pësuan dëme nga fragmentet e tre dronëve.

Forcat Ajrore ukrainase thanë po ashtu se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me disa lloje raketash, duke mos dhënë më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika