Ukraina është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbajtjen e “Eurovizionit 2023”

Pas zyrtarizimit të lajmit se "Eurovizion 2023" do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, Orkestra Kalush që përfaqësoi Ukrainën në Eurovizion vitin e kaluar i është mirënjohëse Mbretërisë së Bashkuar për mbajtjen e festivalit, duke shpresuar se ky festival do të mbajë frymë ukrainase

Orkestra Kalush që përfaqësoi Ukrainën në "Eurovizion 2022"

Orkestra Kalush është fituese e Eurovizionit 2022 dhe ka thënë se i është “mirënjohës” Mbretërisë së Bashkuar për solidaritetin e treguar për Ukrainën në lidhje me organizimin e Eurovizionit vitin e ardhshëm.

Organizatorët e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) kanë vendosur se konkursi i Eurovizionit nuk mund të mbahet në Ukrainë.

Të hënën e 25 korrikut është njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i organizimit të Eurovizionit, pasi ky vend ishte në vendin e dytë në listën e shteteve fituese.

Pas zyrtarizimit të lajmit, Oleh Psiuk nga Orkestra Kalush për agjencinë e lajmeve PA është shprehur se janë shumë të trishtuar që Eurovision Song Contest nuk do të mbahet në Ukrainë vitin e ardhshëm.

Psiuk ka shtuar se i janë mirënjohës Britanisë së Madhe për solidaritetin e tyre dhe për pranimin e mbajtjes së festivalit në mbështetje të Ukrainës.

“Shpresojmë që Eurovision 2023 të ketë një aromë ukrainase dhe të festojë kulturën tonë të bukur dhe unike”.

Ku do të mbahet festivali i këngës “Eurovizion” më 2023?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika