Ukraina sulmohet nga dronët rusë, vritet një person

Më 27 dhjetor, territori ukrainas është sulmuar nga dronët rusë dhe një 35-vjeçar është vrarë nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi

Një ushtar ukrainas shihet në një pozicion pranë qytetit të Maryinka më 26 dhjetor. Foto: Reuters

Forcat Ajrore të Ukrainës, më 27 dhjetor, kanë thënë se territori ukrainas është sulmuar gjatë natës nga dronët rusë.

Guvernatori i rajonit të Odesës ka thënë se një 35-vjeçar është vrarë nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se katër të tjerë, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, janë plagosur.

Këto sulme përfunduan në orët e hershme të mëngjesit të 27 dhjetorit.

Forcat ajrore thanë se dronët u lëshuan nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia, dhe nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika