Ukraina synon të përshpejtojë eksportet e grurit përmes lumit Danub

Kanali Bystre i lumit Danub i cili është rihapur së fundmi, pas bllokadës së Rusisë ndaj porteve kryesore të Detit të Zi, po synohet të bëhet rrugë e përshpejtimit të eksportit të grurit nga Ukraina

Ilustrim

Ukraina, është duke synuar që të përshpejtojë eksportet e grurit përmes kanalit Bystre të lumit Danub, i cili është rihapur së fundmi.

Gjatë katër ditëve të fundit, 16-të anije kanë kaluar përmes kanalit Bystre, e këtë ritëm planifikohet që ta ruajnë, sipas zëvendësministrit të infrastrukturës së Ukrainës, Yurii Vaskov.

Pasi forcat ukrainase rimorën ishullin e gjarpërinjëve nga forcat ruse në qershor, aty erdhi edhe qasja në Danub dhe portet e vogla lumore të këtij lumi.

Pas negociatave të Kievit me Rumaninë dhe Komisionin Evropian, për të rritur numrin e anijeve që kalojnë përmes kanalit, pritet që të bëhet edhe eleminimi i bllokimit në rrugë brenda një jave, kështu duke i hapur rrugën shtetit të Ukrainës që të rrisë eksportet mujore të grurit.

Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës ka bërë të ditur se më shumë se 90-të anije presin të hyjnë në portet e Ukrainës përmes kanalit Sulina të Danubit, raporton CNN, përcjell Portali Dukagjini.

Gjatë muajit shkurt, para pushtimit të Rusisë, rreth 80% e grurit të Ukrainës eksportohej nga portet e Detit të Zi, ndërsa tani eksportet largohen nga vendi përmes porteve të Danubit, pikave të kontrollit hekurudhor dhe rrugor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika