Ukraina thotë se ka rrëzuar 12 dronë të Rusisë

Trupat ruse kryen sulme të reja ndaj Ukrainës nëpërmjet 12 dronëve sulmues të llojit Shahed, por të gjithë dronët u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ukrainase

Një dron Shahed, i prodhimit iranian, mbi qiellin e Kievit. Fotografi nga arkivi.

Trupat ruse kanë kryer sulme të reja gjatë natës ndaj Ukrainës, duke përdorur 12 dronë sulmues të llojit Shahed, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 30 tetor. Ushtria tha se të gjithë dronët “janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore”.

Ushtria ukrainase tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar afër 60 beteja në vijat e frontit në Kupjansk, Limansk, Avdijivka, Marinsk, Shahtarsk dhe Zaporizhja.

“Si rezultat i sulmeve, fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve”, u tha në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas Ukrainës, Rusia ka sulmuar ndërtesa dhe infrastrukturë civile, të cilat janë shkatërruar ose dëmtuar.

“Në drejtim të Bahmutit [në lindje të Ukrainës], armiku pa sukses tentoi të rimerrte pozicionet e humbura afër Andrijivkës. Forcat ukrainase vazhduan operacionet e tyre sulmuese në jug të Bahmutit, duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe pajisje armikut”, shtoi ushtria ukrainase.

Ditë më parë, Instituti amerikan për Studime të Luftës raportoi se trupat ukrainase kanë përparuar afër Bahmutit dhe kanë vazhduar operacionet e tyre sulmuese në jug të rajonit të Zaporizhjës, shkruan REL.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Aktualisht, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në jug dhe lindje të shtetit, me qëllim që t’i largojë trupat ruse nga territoret e pushtuara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika