Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ka thënë se Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin.
Shmyhal të shtunën në Kiev ka thënë se 200 kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues.
“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, ka thënë Shmyhal, duke shtuar se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë.
Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.
Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar dhe janë tregues se Ukraina tani po prodhon dronë me rreze më të gjatë veprimi edhe pse sasia e eksplozivëve që bartin ende mbetet e vogël. /REL