Ukraina thotë se ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë në Kherson

Ushtria ukrainase ka pranuar se ka sulmuar një poligon stërvitor në Kherson, ku trupat ruse po përgatisnin një sulm ndaj një ure në Krinka në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Një deklaratë e fundit ushtria ukrainase ka thënë se të paktën 60 ushtarë rusë janë vrarë gjatë këtij sulmi

Ushtarët ukrainas hipin në një armë vetëlëvizëse 2S7 Pion pranë vijës së frontit në rajonin Kherson, Ukrainë, 9 nëntor 2022, Reuters.

Ushtria ukrainase e ka pranuar se ka sulmuar një poligon stërvitor në Khersonin e pushtuar, ku trupat ruse po përgatisnin një sulm ndaj një ure në Krinka në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Ky ishte sulmi i dytë gjatë kësaj jave që ka lënë të vrarë dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë ruse.

Në të njëjtën kohë, Kievi ka mohuar pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se forcat ruse kanë marrë nën kontroll urën ukrainase në Krinka.

“Kanë qenë të paktën tri sulme të përqendruara te trupat ruse që gjendeshin në poligonin stërvitor afër Novaja Kahovkës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë më 22 shkurt, Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e forcave mbrojtëse në jug të Ukrainës.

“Ushtria ruse po përgatitej të sulmonte Krinkën, që ata veçse pretendojnë se e kanë kapur… Sipas të dhënave paraprake, komandantët e grupit të Dnjeprit [të forcave ruse] ishin aty. Informacioni ende po verifikohet”, ka shtuar ajo, raporton REL.

Në një deklaratë të ndarë dhënë për Suspilne, Humenyuk tha se të paktën 60 ushtarë rusë ishin vrarë gjatë sulmit.

Rusia nuk ka komentuar për sulmin, për të cilin, paraprakisht u raportua në kanalet ukrainase dhe nga blogerët pro Rusisë në Telegram, të cilët thanë se ka pasur humbje të mëdha. Një video e sulmit të supozuar, ku shihen tri sulme ajrore, është publikuar në kanalet në Telegram.

Megjithatë, ky informacion nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më 20 shkurt, Shoigu tha se Krinka “është pastruar”, por ushtria ruse tha se deklarata e tij ishte “falsifikim i fakteve”.

Forcat ukrainase në nëntor të vitit 2022 kishin çliruar qytetin e Hersonit dhe pjesën tjetër të rajonit në bregun e djathtë të Dnjepërit, duke i dëbuar trupat ruse përtej lumit. Vitin e kaluar, trupat e Kievit po ashtu arritën të krijonin një urë në anën e majtë të Djepërit, që ka qenë nën sulme të vazhdueshme ruse.

Sulmi i raportuar ukrainas ndaj forcave ruse në Herson, ishte i dyti në ditët e fundit, kur një numër i madh i forcave ruse raportohet se janë vrarë.

Më 21 shkurt, BBC në gjuhën ruse raportoi se nga sulmi ukrainas në poligonin stërvitor në Donjeckun e pushtuar nga Moska, ishin vrarë të paktën 60 trupa ruse.

As Rusia e as Ukraina nuk kanë komentuar për këtë raportim.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat, tha më 22 shkurt se qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë, Moska ka gjuajtur mbi 8.000 raketa dhe ka lëshuar 4.630 dronë – nga të cilët 3.605 janë rrëzuar – në caqet brenda Ukrainës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika