Ukraina thotë se kundërofensiva do të vazhdojë edhe gjatë dimrit

Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pavarësisht përkeqësimit të motit

Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pavarësisht se përkeqësimi i motit do t’i vështirësojë luftimet, tha të shtunën kreu i agjencisë ukrainase të zbulimit, Kyrylo Budanov.

“Aksionet luftarake do të vazhdojnë në një mënyrë a një tjetër. Në të ftohtë, në shi dhe në baltë, është më e vështirë të luftosh. Luftimet dhe kundërofensiva do të vazhdojë,” tha Budanov.

Kundërofensiva e Ukrainës ka dhënë më shumë rezultat në jug të vendit, ku forcat e mbrojtjes kanë arritur të çlirojnë mbi 10 fshatra në tre muajt e fundit.

Forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë “përparime taktike graduale ” kundër vijës mbrojtëse të Rusisë në lindje të qytetit Robotyne, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes në njoftimin e saj të përditshëm mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Kundërofensiva e ndërmarrë nga Ukraina ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej, për shkak të zonave të mëdha të minuara dhe vendosjes së trupave ruse.

Komentet e Budanov, të bëra gjatë një konference për shtyp në Kiev, tregojnë se Ukraina nuk ka ndërmend të ndalë kundërsulmin e saj kur moti të përkeqësohet në muajt në vazhdim.

Rezultatet e kundërofensivës kanë ngritur shqetësime në mes të përkrahësve të Kievit se Perëndimi mund të përballet me një betejë të vështirë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës si edhe mbështetjen e nevojshme ushtarake që Kievi të vazhdojë luftimet me të njëjtin intensitet./VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika