Ukraina thotë se mbrojtja e saj ajrore mund t’i përballojë edhe “disa sulme të tjera”

Mbrojtja ajrore lëvizëse e Kievit ka municion të mjaftueshëm për t'u përballur me disa sulme më të fuqishme, por më pas do të ketë nevojë për më shumë ndihmë perëndimore

Mbrojtja ajrore lëvizëse e Kievit ka municion të mjaftueshëm për t’u përballur me disa sulme më të fuqishme, por më pas do të ketë nevojë për më shumë ndihmë perëndimore, tha më 3 janar Serhiy Nayev, komandanti i forcave të përbashkëta të ushtrisë së Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, Rusia nisi sulmet e saj më të mëdha me raketa dhe dronë, që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Më pas bombardoi kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, më 2 janar, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra.

Ushtria ukrainase tha se Rusia e sulmoi me 90 dronë gjatë natës, duke e cilësuar si “numër rekord” të sulmeve ajrore.

“Ka municion të mjaftueshëm për t’i bërë ballë disa sulmeve të ardhshme të fuqishme,” tha Nayev për agjencinë e lajmeve AFP, derisa përmendi situatën aktuale me sistemet e mbrojtjes ajrore lëvizëse.

Në fund të vitit të kaluar, Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Rusisë t’i ndalojë “menjëherë” sulmet në Ukrainë.

Komisionari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, dënoi më 29 dhjetor valën vdekjeprurëse të sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën dhe i kërkoi Moskës që të ndërpresë sulmet.

“E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon në mënyrë eksplicite sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile, dhe sulmet pa dallim, në çdo rrethanë,” tha ai.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika