Ukraina thotë se nuk do të negociojë me “ata që kërcejnë mbi kocka”

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë se negociatat me Rusinë do të jenë të mundshme vetëm me një "president të ri të Rusisë"

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak





Gjatë periudhës së fundit, preesidenti rus ka bërë thirrje për Ukrainën që të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Këtë thirrje nga Rusia është refuzuar nga një këshilltar presidencial duke thënë se nuk ka kuptim të zhvillohen bisedime me ata që “vallëzojnë mbi kocka”.

Në një postim në Twitter, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak është shprehur se negociatat do të jenë të mundshme vetëm me një “president të ri të Rusisë”, duke përsëritur një linjë nga shefi i tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Postimi i këshilltarit presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak në Twitter

Pasi presidenti rus Putin ka njoftuar aneksimin e katër rajoneve të okupuara nga Rusia, të premtën,  Putin i kërkoi Ukrainës “të pushojë armiqësitë dhe të kthehet në tryezën e negociatave”, raporton BBC.

Kjo lëvizje ka pasuar me referendume për rajonet që bashkohen me Rusinë, ndërsa votat janë denoncuar si mashtrim nga aleatët ndërkoimmbëtar dhe Kievi. Gjatë kësa kohe forcat ukrainase vcazhdojnë kontrollimin e atyre rajoneve.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika