Ukraina thotë se Rusia ia bombardoi caqet civile

Forcat ruse kanë sulmuar qytetin verilindor Harkiv të Ukrainës me dhjetëra dronë në natën e 2 nëntorit, ndërkohë që Ushtria e Ukrainës deklaroi se ka zhvilluar më shumë se 50 beteja brenda 24 orëve të fundit. Përveç kësaj raportohet se forcat ruse vazhdojnë përpjekjet për të rrethuar qytetin lindor Avdivka

Rusia kreu sulme me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, 2 nëntor 2023.

Zyrtarët ukrainas në qytetin verilindor, Harkiv, thanë se Rusia i sulmoi caqet e civilëve me dhjetëra dronë në qytet gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, derisa Ushtria e Ukrainës tha se i zhvilloi mbi 50 beteja në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan përpjekjet për ta rrethuar qytetin lindor, Avdivka.

Vala më e fundit e sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës në muajin e 21-të të pushtimit të paprovokuar ushtarak të Ukrainës nga Moska, ndodhi midis druajtjeve se sulmet e shtuara mund ta prishin rrjetin elektrik të Ukrainës në një kohë kur temperaturat kanë filluar të bien në prag të dimrit.

Sulmet ajrore në Harkiv nga “së paku 10 dronë rusë” pak pas mesnatës, shkaktuan një zjarr të madh, por Policia tha fillimisht se nuk kishte viktima.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se zjarrfikësit po përpiqeshin ta shuanin një zjarr, por nuk shpjegoi më shumë.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës. Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se forcat ukrainase i rrëzuan 24 dronë të prodhuar nga Irani dhe një raketë gjatë natës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të premten se “me mbështetje nga ajri, armiku i vazhdoi përpjekjet për ta rrethuar Avdivkën, por ushtarët ukrainas po bëjnë ballë dhe po i shkaktojnë humbje të mëdha armikut”.

Besohet se planet e Moskës për luftën janë të dërgojnë sa më shumë trupa dhe mjete ushtarake në zonën e Avdivkës, shkruan REL.

Të enjten vonë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan nëntë dronë ukrainas pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili është uzurpuar nga Rusia qysh në javët e para të pushtimit.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fushëbetejave në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika