Ukraina thotë se zmbrapsi një sulm masiv në Kiev

Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 53 nga 56 dronët rusë që sulmuan Kievin gjatë natës së 15-16 shtator, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj infrastrukturës ukrainase, me objektiv për të arritur një fitore vendimtare deri në vitin 2026, sipas Institutit për Studime të Luftës

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin pasi një bombë ajrore ruse goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në Kharkiv, Ukrainë, të dielën, AP.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 53 nga 56 dronët rusë, natën në mes të 15 dhe 16 shtatorit, duke shtuar se “shënjestër kryesore” e tyre ishte kryeqyteti Kiev.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, Ruslan Kravchenko, tha se një grua është shtruar në spital, pasi është plagosur nga copat e një droni të rrëzuar.

Shefi i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Popko, tha se Kievi ishte nën sulm për më shumë se tri orë gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore “i rrëzoi pothuajse të gjithë dronët e armikut”.

Rusia ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe lloje të ndryshme raketash gjatë kohës më të madhe të pushtimit, që ka nisur qysh në shkurt të vitit 2022.

Shumë nga sulmet e fundit kanë goditur infrastrukturën e energjisë, por bomba shpesh kanë rënë edhe në spitale, shkolla dhe ndërtesa banimi.

Moska, në anën tjetër, këmbëngul se nuk i sulmon zonat e civilëve.

Instituti për Studime të Luftës, me bazë në ShBA, tha më 15 shtator se Rusia “po përpiqet të arrijë një fitore vendimtare në Ukrainë deri në vitin 2026 – përpara se kufizimet e mundshme ekonomike të fillojnë t’i degradojnë ndjeshëm kapacitetet e Rusisë” për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha CNN-it se do t’i paraqesë presidentit amerikan, Joe Biden, një plan me katër pika për fitimin e luftës, kur të takohet me të gjatë këtij muaji./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika