Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore

Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve, me qëllim që të parandalojnë abuzimet

Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve, me qëllim që të parandalojnë abuzimet, sikurse shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, tha Qeveria përmes një rezolute të publikuar më 1 nëntor.

Ukraina është një prej prodhueseve dhe eksportueseve më të mëdha në botë të ushqimit, por zyrtarët vlerësojnë se një e treta e mallrave të destinuara për eksporte blihen me para të gatshme pa paguar taksat e nevojshme.

Një problem shtesë është fshehja ose vonesa e paligjshme në dërgimin e pagesave në monedha të huaja në llogaritë jashtë Ukrainës.

Sipas procedurës së re, me eksport mund të merren vetëm kompanitë që janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror Agrar, paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk kanë borxhe tatimore.

“Qëllimi i këtij pilotprojekti është të krijojë kushte për të parandaluar abuzimet dhe shkeljet e ligjit gjatë eksportit të mallrave”, tha Qeveria ukrainase.

Ukraina, që ka nevojë shumë për para për të financuar luftën kundër Rusisë, edhe më herët kishte tentuar të ashpërsonte kontrollet e eksportit të drithërave dhe në gusht, në rajonin jugor ukrainas të Odesës, që ka porte në Detin e Zi dhe në lumin Danub, hyri në fuqi një mekanizëm për kontrollin e eksporteve të drithërave.

Mekanizmi lejon që anijet të ngarkohen me mallra vetëm pas analizave preliminare të ligjshmërisë së origjinës së drithërave.

Sipas të dhënave të Qeverisë ukrainase, në tetor eksportet e drithërave ishin 2.15 milionë metrikë tonë krahasuar me 4.22 milionë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ukraina këtë vit ka eksportuar në total 8.9 milionë tonë drithëra, që është shumë më pak se vitin e kaluar, kur kishte eksportuar 12.9 milionë.

Shoqatat e fermerëve dhe të tregtarëve kanë thënë se bllokada e porteve ukrainase në Detin e Zi dhe sulmet ruse ndaj porteve në lumin Danub janë arsyet kryesore për rënien e eksporteve./REL

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika