Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë

Rusia ka zhvilluar sulme me pesë dronë në katër rajonet ukrainase mëngjesin e 18 dhjetorit, por Forca Ajrore ukrainase thotë se mbrojtja ajrore e tyre ka rrëzuar të gjitha dronët në rajonet e Mikolajivit, të Dnipropetrovskit, të Vinitsjas dhe të Helnitskit. Nuk ka ndonjë informacion të dhënë për viktima ose dëme materiale nga sulmet

Ekspertët e policisë dhe ushtrisë ukrainase mbledhin pjesë të dronit rus të rrëzuar pranë një krateri në një oborr mes ndërtesave të banimit në Kiev, 25 nëntor 2023.

Rusia ka kryer sulme me pesë dronë në katër rajone ukrainase mëngjesin e 18 dhjetorit.

Por, sipas Kievit, mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të zmbrapsë sulmet.

“Të pesë dronët janë rrëzuar nga grupet mobile të mbrojtjes ajrore në rajonet e Mikolajivit, të Dnipropetrovskit, të Vinitsjas dhe të Helnitskit”, ka thënë Forca Ajrore ukrainase përmes një deklarate, raporton REL.

Forcat Ajrore të Ukrainës nuk dhanë detaje nëse nga sulmet e 18 dhjetorit janë shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Që nga nisja e pushtimit të paprovuar rus të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, forcat e Moskës vazhdimisht sulmojnë rajonet ukrainase duke përdorur lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë, raketa dhe raketa kundërajrore.

Pavarësisht provave të shumta, Moska mohon se kryen sulme ajrore ndaj caqeve civile në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika