Ukraina zmbraps sulmet e reja ruse

Në 14 nëntor, sistemi i mbrojtjes ajrore ukrainas ka rrëzuar shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia, ndërsa sulmet ajrore ruse shkaktuan viktima dhe dëme në fshatin Shevçenko, në Donjeck

Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë më 14 nëntor, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.

Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika