Javën e kaluar në terenet e tenisit ”Arben Zeka” në Brestovik të Pejës është organizuar edicioni i dytë i turneut ITF J5 Kosova Open ku morrën pjesë 71 tenistë e teniste nga 19 shtete nga e mbarë bota.
Turneu është organizuar nga Klubi i Tenisit Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës dhe Komunën e Pejës.
Pas shumë meçeve interesante dhe mjaft kualitative në finale të konkurencës së meshkujve u plasuan ukrainasi Nikita Bilozertsev dhe tenisti nga Serbia Aleksandar Daskalovic, e fitorja i takoi Bilozertsev me 2-1 ne sete, 2/6 , 6/2 dhe 6/4 në geme.
Ne konkurencën e vajzave titulli i kampiones i takoi tenistes nga Turqia Ceylin Ipek e cila në finale ishte më e mirë se rivalja nga Serbia Anastasija Cvetkovic të cilën e mposhti me 2-0 në sete, 7/6 dhe 6/3 në geme.
Ne konkurencën e çifteve te djemtë fitues dolën dyshja greke Angelos Avgeris / Stefanos Pournaropoulos të cilët në finale me 2-0 në sete ishin më të mirë se dyshja nga Maqedonia e Veriut Amar Huseinovic / Filip Stojanovski.
Te vajzat kampione u shpallen Gresi Bajri nga Shqipëria dhe grekja Alexandra Magia, pasi në finale me 2-1 në sete ishin më të mira se maqedonasja Ana Mitevska dhe Anastasija Cvetkovic nga Serbia.
Turneu ITF J5 Kosova Open u organizua një javë pas edicionit të katërt të turneut Tennis Europe Peja Open i cili poashtu i cilësua si mjaft i suksesshëm.