Ukrainë: 29 persona të vrarë në ndërtesën Chasiv Yar

Të dielën e 10 korrikut ndodhi një sulm rus me raketa Uragan në një zonë banimi të quajtur Chasiv Yar, aty dyshohet se raketat ruse goditën një ndërtesë banimi, në të cilën mbetën të vdekur 29 persona

Punonjësit ukrainas të urgjencës

Gjatë ditës së diel, në zonën Chasiv Yar në Ukrainën lindore, raketat ruse goditën një ndërtesë banimi.

Shërbimet e Urgjencës në Ukrainë kanë bërë të ditur se 24 trupa janë nxjerrur nga rrënojat në Chasiv Yar, pesë trupa të tjerë janë gjetur, por nuk janë nxjerrë ende, raporton CNN.

Numri i të vdekurve në këtë sulm ka shkuar në 29-të.

Shërbimet e Urgjencës kanë bërë të ditur se puna e tyre për të gjetur njerëzit e tjerë nën rrënoja po vazhdon, ndërsa nëntë persona kanë mbijetuar.

Sulmet me raketa ditët e fundit kanë qenë të mëdha në qytetet e Donetsk-ut, pasi forcat ruse po përpiqen që të mposhtin rezistencën ukrainase në rajon.

Numri i viktimave civile në Chasiv Yar është nga më të lartat në Donetsk deri më tani.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika