Ukrainë, dy të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhia

Në Ukrainë, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi forcat ruse goditën të dielën një ndërtesë banimi në qytetin Zaporizhia, thanë autoritetet.

Shërbimi i urgjencave njoftoi gjithashtu se një grua 46-vjeçare, e identifikuar si nëna e vajzës së vrarë, u nxor nga rrënojat.

Pamjet filmike të publikuara nga agjencia ukrainase e urgjencave tregojnë momentin e nxjerrjes së gruas nga rrënojat.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur datën e filmimeve, shkruan VOA.

Sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se dy raketa ruse kishin shkatërruar një ndërtesë dhe dëmtuar dhjetëra të tjera gjatë sulmit të natës.

“Ndëshkimi i rëndë për pushtuesit për këtë luftë kriminale është i pashmangshëm”, shkruante ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ekipet e shpëtimit gërmuan mes rrënojave mëngjesin e së dielës ndërsa dëgjoheshin sirenat që paralajmëronin sulme të tjera të mundshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika