Ukrainë: Johnson i premton ndihmë Zelenskyy-t gjatë takimit në Kiev

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar bisedimet në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Vizita është cilësuar një “shfaqje solidariteti” me popullin ukrainas.

Pas takimit, “Downing Street” tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgoj 120 automjete të blinduara dhe sisteme raketore kundër anijeve për të mbështetur Ukrainën.

Zyrtarë të lartë në ekipin e Zelenskyy vlerësuan lartë Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen gjatë konfliktit të saj me Rusinë.

Vizita e Johnson në Kiev nuk u njoftua paraprakisht dhe treguesi i parë se ai ishte në qytet erdhi kur një fotografi e takimit të tij me Presidentin Zelensky u postua në Twitter nga ambasada e Ukrainës në Londër.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Kryeministri ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht Presidentin Zelensky, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas”.

Në një deklaratë pas takimit, Johnson tha: “Ukraina ka sfiduar shanset dhe ka shtyrë forcat ruse nga portat e Kievit, duke shënuar arritjen më të madhe të armëve të shekullit të 21-të.

“Është për shkak të lidershipit të vendosur të Presidentit Zelenskyy dhe heroizmit dhe guximit të pathyeshëm të popullit ukrainas që synimet monstruoze të Putinit po pengohen”.

“E bëra të qartë sot se Mbretëria e Bashkuar qëndron në mënyrë të palëkundur me ta në këtë luftë të vazhdueshme dhe ne jemi me ta për shumë kohë”, ka thënë Johnson derisa shton që Britania po vazhdon të rrisë mbështetjen ushtarake të saj.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Presidentin Zelenskyy pak më vonë, Johnson tha se ukrainasit “kanë treguar guximin e një luani, por ju, Volodymyr, keni dhënë ulërimën e atij luani”.

Ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera që mbështesin Ukrainën do të vazhdojnë të shtrëngojnë sanksionet ekonomike ndaj Moskës, duke përfshirë largimin nga përdorimi i hidrokarbureve ruse.

Kryeministri shtoi: “Kam parë efektet tragjike të luftës, një luftë të pafalshme, një luftë absolutisht të pafalshme dhe të panevojshme.”

Në një postim në Facebook, Andriy Sybiha, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, tha: “Britania e Madhe është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten bënë vizitë në Ukrainë për bisedime me Presidentin Zelenskyy, po ashtu  edhe kancelari austriak Karl Nehammer e takoi atë në Kiev, të shtunën.

Por, Johnson është anëtari i parë i një vendi të G7 që udhëton në kryeqytetin ukrainas për bisedime gjatë konfliktit.

Zelenskyy i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë llogari nga forcat ruse që kryen sulmin me raketa në stacionin Kramatorsk, i cili ishte i mbushur me gra dhe fëmijë që përpiqeshin të largoheshin nga zona.

Kremlini ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.

Vizita e Johnsonit në Kiev u bë një ditë pasi Britania e Madhe njoftoi se dot’i dhurojë 100 milion £ armë për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë pajisje shtesë ushtarake duke përfshirë raketa anti-ajrore “Starstreak” dhe 800 raketa antitank.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika