Këtë të hënë forcat ukrainase kanë filluar një sulm në qytetin e pushtuar nga Rusia Nova Kakhovka, i cili gjendet në Ukrainën jugore. Këto sulme kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Ky lajm është bërë i ditur nga media shtetërore ruse RIA Novosti, e cila ka cituar një autoritet lokal të emëruar nga Rusia. Ky medium shtetëror ka cituar dhe kreun e administratës civile-ushtarake në qytet, Vladimir Leontyev, të ketë thënë se pasojat e sulmit “ndoshta do të jenë të tmerrshme”.
Kreu i administratës civile-ushtarake në qytet ka thënë se nuk mund të largohesh tani nga Nova Kakhovka, sepse ka pasur shumë granatime të cilat ishin të përfshira në qytet dhe afër hidrocentralit, raporton CNN.
“Ne mund të shohim zjarrin në të dy vendet,” tha Leontiev.
Vladimir Leontyev ka shtuar se pas ndërprerjes me rrymë elektrike institucionet përgjegjëse kanë pajisur spitalet me gjeneratorë, ndërsa do të fillojnë të dërgojnë ujë në mëngjesin e së martës.