Ukrainë: Sulm me raketë në qendrën tregtare

Gjatë ditës së hënë të 27 qershorit, një qendër tregtare në Ukrainë ishte goditur nga një raketë ruse, aty mbetën persona të vrarë dhe të lënduar, pastrimi i rrënojave do të zgjasë dy deri në tre ditë

Pastrimi i rrënojave në qendrën tregtare e cila u sulmua nga një raketë, në Ukrainë

Pas goditjes së qendrës tregtare në Kremenchuk, Ukrainë, ka nisur pastrimi i rrënojave në qendrën tregtare, këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Kremenchuk, Vitalii Maletskyi.

Në vendin e ngjarjes janë duke punuar shumë persona, nga tri rajone të Ukrainës, por, shpëtimtarët nuk kanë arritur ende në epiqendrën e shpërthimit, pasi rrënojat janë të mëdha.

“Ka ende një zonë të madhe për të punuar ku u shemb tavani, u shembën strukturat mbështetëse,” ka bërë të ditur Maletskyi.

Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, ka thënë se pastrimi i rrënojave do të vazhdojë edhe për dy ose tre ditë të tjera.

Gjatë këtij sulmi raketor, një person ka mbetur i vdekur në spital ndërsa, njëzet e pesë persona të tjerë ishin të shtrirë duke marrë shërbimet mjekësore.

“Tetëmbëdhjetë trupa dhe tetë copëza të trupave u gjetën në vendin e ngjarjes. Të afërmit po bëjnë testet e ADN-së tani,” ka thënë kreu i administratës ushtarake, Lunin për televizionin ukrainas, duke shtuar se tre oficerë të shpëtimit ishin plagosur gjithashtu gjatë çmontimit të mbeturinave.

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin në qendër të hënën, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa 58 të tjerë u plagosën.

Reagim për sulmin ka ardhur nga Papa Françesku i cili e ka quajtur këtë sulm që e goditi qendrën tregtare, një sulm barbar.

“Çdo ditë mbaj në zemrën time Ukrainën e shtrenjtë dhe të munduar, e cila vazhdon të tërhiqet nga sulmet e vazhdueshme barbare si ai që goditi qendrën tregtare Kremenchuk,” tha Papa të mërkurën në lutjen e tij Angelus, duke festuar festën katolike të Shën Pjetri dhe Shën Pali.

Papa Françesku drejton lutjen e Engjëllit nga dritarja e tij në Vatikan, Itali,

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika