Ukrainë: Sulmohen Kievi dhe Chernihiv pas disa javësh nga forcat ruse

Kievi dhe Chernihiv janë dy zonat që u shënjestëruan nga ushtria ruse të enjten e 28 korrikut. Trupat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit dhe Chernihiv muaj më parë, duke mos arritur të kapnin asnjërën.

Ilustrim

Kievi dhe Chernihiv janë rajonet të cilat janë sulmuar me raketa nga forcat ruse pas disa javësh.

“Një vendbanim në distriktin Vyshgorod të rajonit është goditur nga raketat që synonin infrastrukturën civile herët në mëngjesin e së enjtes të 28 korrikut”, ka thënë guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba.

Ndërsa, Guvernatori i Chernihiv, Vyacheslav Chaus, ka raportuar në të njëjtën kohë se raketa të shumta janë lëshuar nga territori i Bjellorusisë në komunitetin Honcharivska.

Ndryshe, trupat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit dhe Chernihiv muaj më parë, duke mos arritur të kapnin asnjërën.

Këto sulme në këto zona vijnë një ditë pasi udhëheqësi i separatistëve proKremlinit në lindje, Denis Pushilin, u ka bërë thirrje publikisht forcave ruse të “çlirojnë qytetet ruse të themeluara nga populli rus Kiev, Chernihiv, Poltava, Odesa, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Lutsk.”

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, gjithashtu është vënë nën një breshër granatimesh gjatë natës, ka thënë kryetari, Ihor Terekhov. Qyteti jugor i Mykolaiv është qëlluar gjithashtu, dhe është raportuar për një person të lënduar, raporton euronews.

Ndërkohë, ushtria ukrainase vazhdonte të kundërsulmonte në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit, duke goditur një urë kyçe mbi lumin Dnieper të mërkurën e 27 korrikut.

Mediat ukrainase kanë njoftuar të enjten e 28 korrikut se këshilltari presidencial i Ukrainës, Oleksiy Arestovich, ka thënë se operacioni për çlirimin e Khersonit “ka filluar tashmë”.

Arestovich ka theksuar se forcat e Kievit po planifikonin të izolonin trupat ruse atje dhe t’u linin atyre tre opsione “të tërhiqen, nëse është e mundur, të dorëzohen ose të shkatërrohen”.

Kurse, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë në komentet televizive të mërkurën se ishte “i kujdesshëm” në vlerësimin e afatit kohor të kundërofensive të mundshme.

“Unë me të vërtetë do të doja që ajo të ishte shumë më e shpejtë”, duke shtuar “armiku tani po përqendron numrin maksimal të forcave pikërisht në drejtimin e Kherson”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika