Sylë Ukshini, -ish ambasador, ka deklaruar se është “qesharake” që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po e destabilizojka rajonin. Nëse nuk e destabilizon rajonin, hyrja e Ukrainës në territorin e Rusisë, Ukshini deklaroi se pse “duhet të jetë ura e Ibrit ajo që e krijon këtë mundësi destabilizimi.
Ukshini në emisionin “Five” të Dukagjinit u shpreh se ura e Ibrit e ka simbolikën e vet dhe se Bashkimi Evropian duhet të sqarojë arsyet kryesore se pse “kjo telenovelë” për hapjen e saj ka zgjatur 25 vjet.
“Ura e Ibrit ka simboliken e vet. Menjëherë pas luftës kanë qenë të instaluara strukturat ilegale të Millosheviçit. Dhe, ky problem ka zgjatur derisa ka filluar dialogu në Bruksel. Ka qenë marrëveshja e 2015 që të rinovohet ura e Ibrit dhe 2016 Bashkimi Evropian e ka pasur detyrë të inaugurojë dhe të hapë. Pse kjo vonesë? BE-ja duhet para se të flasësh për urën e Ibrit, duhet të jap një sqarim “Çfarë është kjo telenovelë që zgjat 25 vite”, vijoi Ukshini
“Nëse trupat ukrainase arrijnë të hyjnë në Rusi, na duket “qesharake” që një urë në Mitrovicë po e destabilizojka Rajonin”.
“Nuk është muri i Berlinit. Ura e Ibrit nuk e ka përmasën e tij. Ka qenë e mbyllur përafërsisht sa është kjo urë. Kjo është pafuqi, pavendosmëri dhe mosvullnet e Bashkimit Evropian për të adresuar këtë çështje. Qëllimi është gjërat e vogla që ta bëjnë një status que në Kosovë.”, vijoi ai.
Ish-ambasadori tha se “ura e Ibrit nuk duhet të zgjidhet në mes të udhëheqësve shtetërorë, pasi është çështje e pazgjidhur.
“Nëse ura e Ibrit duhet të zgjidhet me Vuçiqin. Automatikish kjo çështje nuk zgjidhet. Nëse rruga bllokohet me Haraçinë, e bllokojnë rrugën në Shkup. Pse duhet me bisedu presidentja ose kryeministri i Kosovës me udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar rrugën. S’ka kuptim. Jemi shtet i pavarur, Bashkësia Ndërkombëtare na ka njohur”, deklaroi Ukshini.