Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e 22 korrikut ka nënshkruar një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në Kosovë.
Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminstrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori.
“Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, ka thënë Haxhiu.