Ulet çmimi i grurit, pas marrëveshjes së arritur në Turqi për eksport

Pas arritjes së marrëveshjes së arritur në Turqi mes Moskës dhe Kievit për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë janë ulur çmimet. Çmimi i grurit ka arritur në nivelin e para luftës

FotoIlustrim

Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta Rusi-Ukrainë nuk kishte nisur. Pas marrëveshjes së arritur në Turqi mes Moskës dhe Kievit për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë janë ulur çmimet. Në uljen e çmimeve përfshihet dhe çmimi i grurit, këtij të fundit çmimi i është ulur në nivelet e muajit shkurt.

Rusia dhe Ukraina kanë vendosur të kenë veçmas marrëveshje me Turqinë, për të hapur në këtë mënyrë rrugët e sigurta në Odesa dhe dy porte të tjera që kontrollohen nga Ukraina.

Ulja e çmimit të grurit, i cili është dyfishuar në mars ka pritshmëri që të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve të tjera ushqimore.

Rusia dhe Ukraina së bashku prodhojnë rreth një të tretën e grurit që eksportohet rreth 60 milionë, nga 200 milionë tonë dhe zhbllokimi i rrugës tregtare në zonat e luftës është i rëndësishëm për tregun botëror.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika