Ulja e çmimeve nga Tesla po jep efekt

Kompania e veturave elektrike, e drejtuar nga miliarderi Elon Musk, raportoi të ardhura dhe fitime rekord në tre muajt e fundit të 2022-s, duke kaluar pritshmëritë

Elon Musk

Tesla po përgatitet për një vit 2023 sfidues, pasi uli çmimet për të nxitur kërkesën.

Kompania e veturave elektrike, e drejtuar nga miliarderi Elon Musk, raportoi të ardhura dhe fitime rekord në tre muajt e fundit të 2022-s, duke kaluar pritshmëritë, shkruan BBC.

I pyetur se si kompania do të ndikohet nga kostot më të larta të huamarrjes dhe ekonomisë më të dobët, Musku është optimist.

Ai ka thënë se uljet e çmimeve po japin efekt për të sjellë blerës, me porositë që këtë muaj deri tash kalojnë edhe prodhimin.

“Çmimi ka vërtet rëndësi. Ne mendojmë se kërkesa do të jetë e mirë pavarësisht, ndoshta, një tkurrje në tregun e veturave në tërësi”, ka thënë Musk.

Përditësimi vjen në një kohë kritike për kompaninë.

Shitjet e veturave elektrike u rritën vitin e kaluar, duke ndikuar në një rënie më të madhe në tregun global të veturave.

Por epërsia e Teslas është sfiduar nga konkurrenca e shtuar nga gjigantët tradicionalë të prodhimit të motorëve si Ford dhe General Motors, si dhe hyrjet më të reja në treg si Rivian dhe Lucid në SHBA dhe BYD dhe Nio në Kinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika