Ulja e tensioneve, analistët përmendin nevojën urgjente për Draft të Asociacionit

Analistët politikë po konsiderojnë se është e domosdoshme paraqitja e një drafti për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tyre duhet të gjendet një mes, në kërkesat e ndërkombëtarëve dhe atë që nuk e prek sovranitetin e shtetit të Kosovës. Gjithashtu sipas tyre, nga Kosova, pa humbur kohë duhet të ketë një përgjigje për planin trepikësh të BE-së, që sipas tyre po duket se është i panegociueshëm

Pamje nga Komuna e Leposaviqit.

Për uljen e tensioneve në veri që mbizotërojnë për mbi 1 muaj, njohës të zhvillimeve politike në vend përmendin një hap konkret që qeveria nuk e ka ndërmarrë deri tani.

Pavarësisht propozimit 3 pikësh të BE-së, një draft i punuar nga qeveria për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas tyre, është hapi i parë.

Sipas Nexhmedin Spahiut, institucionet e Kosovëss duhet të vazhdojë me arrestimin e të dyshuarve në veri, sic tha për t’i liruar edhe serbët e asaj pjese nga bandat, por edhe që njëkohësisht të dalë edhe me draft.

“Hapi i parë që duhet ta bëjë Kosova është të dalë me një propozim konkret për asociacioni me kompetenca të buta, d.m.th të cilat do të jenë pastaj në pazarin e bisedimeve me Serbinë. Sigurisht që nuk do të miratohet ajo që do të propozojë Qeveria e Kosovës, por do të jetë objekt mes dy propozimeve, propozimit të Kosovës dhe propozimit të Serbisë dhe ndërkombëtarët do të sjellin një propozim të ndërmjetëm”, ka thënë Spahiu.

Një përgjigje urgjente duhet t’ua japë Kosova ndërkombëtarëve edhe sipas analistit Visar Xani, sic shprehet duke ruajtur kërkesat e tyre, por edhe sovranitetin tonë.

“Çdo tejkalim nga këto përgjigje adekuate mund të zmadhojnë problemin, gjë që është e vështirë pastaj me ballafaqu më tutje me gjithë këtë presion ndërkombëtar dhe tension në rritje. Prandaj, duket se Kosova është momenti I pakalueshëm gjetja e një përgjigjeje për trepikëshin evropian, pasi ai trepikësh duket se i panegociushëm”, ka thënë ai.

Javëve të fundit vazhdimisht ka pasur thirrje nga ndërkombëtarët në drejtim të Kosovës dhe Serbisë për deesklaim të situatës, në veçanti pas mungesës së rezultateve nga takimi i fundit në Bruksel.

Plani tre pikësh i BE-së kërkon qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika