Të martën e dhjetë majit, James Cleverly, Ministër i Mbretërisë së Bashkuar, për Evropën dhe Amerikën e Veriut, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me ç‘rast kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Mbajtja e këtij takimi është bërë publike nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku vetë Cleverly, ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar pret përparim në çështjen e dialogut, gjatë këtij viti.
“U takova sot me Bislimin, për të diskutuar sigurinë rajonale të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë qenë gjithmonë miq të fortë. Mezi presim të shohim progres në dialog këtë vit”, ka shkruar Cleverly në Twitter.
I met 🇽🇰 DPM @BislimiBesnik today to discuss Western Balkans regional security, prospects for Kosovo-Serbia dialogue & Kosovo’s international integration.
The UK 🇬🇧 and Kosovo 🇽🇰 have always been strong friends. Looking forward to seeing progress in the Dialogue this year. pic.twitter.com/b6x5eZGFse
— James Cleverly🇬🇧 (@JamesCleverly) May 10, 2022
Për të njëjtin takim edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislim, në rrjetin e tij social në Twitter, ka shpërndarë foto edhe ka falënderuar për mikpritjen ministrin e Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova përfitojnë nga një partneritet i ngushtë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka shkruar Bislimi, pa dhënë shumë detaje.
Thank you for the generous hospitality and the fruitful conversation.
🇬🇧 and 🇽🇰 benefit from a close partnership. I look forward to working together into strengthening this partnership further. https://t.co/titWgDqzKb
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 10, 2022
Ndërsa Kosova dhe Serbia, pas agresionit rus në Ukrainë janë nën presion të vazhdueshëm nga vendet Perëndimore, për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfshirës, e cila do t’i normalizonte marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve.