“Under the Sun” të enjten në Prishtinë

Dokumentari ‘Under the Sun’ do të shfaqet të enjten në Prishtinë, në Kino ARMATA nga ora 19:00. Film dokumentar, i cili na ofron mundësinë për të parë një botë tjetër, që udhëhiqet nga diktatura dhe dhuna

Vitaly Mansky, regjisori i filmit "Under the Sun"

“Under the Sun” është film dokumentar i vitit 2015 me regji të Vitaly Mansky. Ky dokumentar shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe Doku Fest në Kino ARMATA në ora 19:00.

“Under the Sun” është i gjatë një orë e tridhjetë e gjashtë minuta, është në gjuhen koreane, por me përkthim (titra) në anglisht dhe në shqip.

Njëjtë sikur filmat e tjerë të propagandës fashiste, naziste e sovjetike, ky film paraqet realitetin tmerrues të një populli, i cili jeton në vuajtje dhe në varfëri nga pushteti diktatorial dhe ushtarak.

Ky film është një dritare që na lejon të shohim një botë tjetër nga ajo e jona dhe na bën të mendojmë dhe të kuptojmë se sa të lirë jemi. Edhe titulli i filmit na tregon se gjithçka këtu është nën vëzhgim, dielli simbolizon diktatorin dhe pushtetin e tij dhe i gjithë populli është nën të, është nën diell.

Gazeta New York Times ka publikuar një artikull mbi këtë film të cilin e ka quajtur një dokumentar i maskuar dhe demaskuar.

Zin-mi , pjesemarrse ne filmin “Under the Sun”

Dokumentari i “Under the Sun” ndjek një vajzë 8-vjeçare nga Koreja e Veriut të quajtur Zin-mi, teksa përgatitet të bashkohet me Unionin Korean të Fëmijëve, të drejtuar nga Partia e Punëtorëve. Zin-mi dhe prindërit e saj – nëna e saj punon në një fabrikë qumështi soje, babai i saj është inxhinier në një fabrikë veshjesh – ndajnë ushqime të bollshme familjare, hipin në metrotë pa njolla të Phenianit dhe bëjnë nderimet e tyre në një statujë bronzi të themeluesit të Koresë së Veriut, Kim II-sung. Ka vetëm një problem: veprimi është i rremë. Shkruan New York Times.

Pra, nëpërmjet këtij filmi dokumentar kemi mundësinë të hyjmë në jetën e secilit personazh, dhe ta jetojmë dhe ta ndjejmë për aq sa zgjatë filmi. Por ky film do të sillet në kokat tona edhe pas shumë kohesh, kur të kujtojmë se në botën ku po jetojmë ka njerëz që jetojnë nën tutelën e diktatoreve që është vështirë t’i quash njerëz.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika