“Unë thjesht dua të luaj futboll”, Vinicius i përlotur teksa pyetet për abuzimin racist në Spanjë

Anësori brazilian Vinicius Jr shpërtheu në lot gjatë një konference për media duke thënë se po luftonte për të qëndruar i motivuar dhe për të shijuar futbollin për shkak të abuzimit racist të përsëritur që i nënshtrohet në Spanjë

Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madrid dhe i Brazilit, ka shpërthyer në lot kur është pyetur për sulmet e përsëritura raciste që ka marrë gjatë lojës në La Liga, teksa pranoi se ka “më pak vullnet për të luajtur” për shkak të rasteve të tilla.

Gjatë një konference për media të hënën, lojtari i Real Madridit ka thënë se s’do të lejonte racizmin të triumfonte dhe të tërhiqej nga ekipi spanjoll.

Duke folur para ndeshjes miqësore të ekipit kombëtar të tij të martën në darkë kundër Spanjës, vendit ku ai ka luajtur që nga viti 2018, Vinicius ka thënë: “Unë thjesht dua të luaj futboll, por është e vështirë të ec përpara … Më duket gjithnjë e më pak dëshira për të luajtur. Kurrë nuk më kaloi mendja [të largohem nga Spanja] sepse nëse largohem nga Spanja, unë jap pikërisht atë që duan racistët”.

Vinicius sezonin e kaluar ka përjetuar 10 raste raciste që 23-vjeçari i ka raportuar te prokurorët nga La Liga.

“Unë do të qëndroj, sepse kështu racistët mund të vazhdojnë të shohin fytyrën time gjithnjë e më shumë. Unë jam një lojtar i guximshëm, luaj për Real Madrid dhe ne fitojmë shumë tituj, dhe kjo nuk pëlqen shumë njerëzve”, ka thënë tutje  ai.

Brazili përballet me Spanjën në një ndeshje miqësore në Santiago Bernabeu të Madridit si pjesë e një fushate kundër racizmit nën sloganin “One Skin”.

Sulmuesi mes tjerash ka thënë se “Do të qëndroj këtu, duke luajtur për klubin më të mirë në botë dhe duke shënuar gola dhe fituar tituj. Dhe njerëzit do të duhet të vazhdojnë të shohin fytyrën time për një kohë të gjatë.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika