Lufta në Ukrainë ka filluar më 24 shkurt dhe po vazhdon akoma, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha, si në njerëz edhe ashtu në shumë objekte, duke përfshirë edhe ato kulturore.
Për këtë të fundit, UNESCO po kryen një vlerësim paraprak të dëmit, duke kontrolluar incidentet e raportuara me burime të shumta të besueshme.
Sipas UNESCO-s, rreth 164 objekte që nga 24 shkurti janë shkatërruar nga pushtimi rus, duke përfshirë 72 objekte fetare, 12 muze, 32 ndërtesa historike, 24 ndërtesa kushtuar aktiviteteve kulturore, 17 monumente, 7 biblioteka.
Sipas UNESCO-s, këto të dhëna të publikuara do të përditësohen rregullisht.
Termi “pronë kulturore” i referohet pronës kulturore të paluajtshme siç përcaktohet në nenin 1 të Konventës së Hagës 1954, pavarësisht nga origjina e saj, pronësia ose statusi i regjistrimit në inventarin kombëtar, si dhe objektet dhe monumentet kushtuar kulturës, duke përfshirë memorialët në rast të ndonjë konflikti të armatosur.
Regjioni i Donetsk është rajoni më numrin më të madh të objekteve shkatërruara, rreth 42 objekte të shkatërruara, duke u pasuar nga regjioni i Kharkiv me 41 objekte të shkatërruara , dhe kryeqyteti i Ukrainës Kievi me 26 objekte te shkatërruara, dhe pastaj vijnë qytetet e tjera që janë prekur nga lufta më me pak objekte të shkatërruara.