UNICEF kërkon që talebanët të heqin ndalesën ndaj shkollimit të vajzave afgane

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë i ka bërë thirrje qeverisë në Afganistan, të udhëhequr nga talebanët, që menjëherë të heqë ndalesën e shkollimit të vajzave përtej shkollës fillore, duke thënë që nëse ndalesa vazhdon deri më 2030, më shumë se 4 milionë vajza do të privohen nga e drejta e tyre e shkollimit.

Ndalesa e Afganistanit për shkollimin e vajzave në shkollën e mesme “vazhdon të dëmtojë të ardhmen e miliona vajzave afgane”, tha shefja ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, përmes një deklarate më 22 mars. “Pasojat për këto vajza – dhe për Afganistanin – janë katastrofike”.

Apeli i UNICEF-it vjen teksa në Afganistan nis viti i ri shkollor, ku vajzave iu ndalohet të vazhdojnë shkollimin përtej klasës së gjashtë, duke i privuar nga e drejta e arsimimit, që kur talebanët u rikthyen në pushtet më 2021.

Talebanët e justifikojnë ndalesën duke thënë se shkollimi i vajzave përtej klasës së gjashtë nuk përkon me respektimin e interpretimit të tyre të Ligjit të Sheriatit.

Russell kërkoi që të gjitha vajzat të lejohen të kthehen në shkollë.

“Afganistani është vendi i vetëm në botë që ua ndalon femrave shkollimin e mesëm dhe të lartë”, tha Rusell përmes deklaratës, duke shtuar se nëse e drejta e vajzave të reja do të vazhdojë të mohohet, “pasojat do të zgjasin me gjenerata”.

Ajo theksoi se ndalesa ndikon negativisht në sistemin shëndetësor, në ekonomi dhe të ardhmen e vendit.

“Me më pak vajza që kanë arsimim, vajzat përballen me rrezik më të madh të martesave të hershme me pasoja negative për mirëqenien e tyre dhe shëndetin”, tha ajo.

Pasojat e ndalesës do të prekin një numër të mjekeve dhe mamive, dhe kjo do të lërë më shumë vajza pa përkujdesje kritike shëndetësore.

UNICEF-i parasheh 1.600 vdekje shtesë të nënave dhe mbi 3.500 vdekje të foshnjave për shkak të kësaj situate.

Talebanët kanë lejuar përjashtime të kufizuara nga ndalesa në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, por këto punë vijnë me kufizime të rënda dhe numri i grave në fuqinë punëtore po vazhdon të bjerë, sipas OKB-së.

Në janar, Pakistani organizoi një konferencë globale në të cilën laureatja e Çmimit Nober, Malala Yousafzai, dënoi gjendjen e të drejtave të vajzave dhe grave në Afganistan, duke e cilësuar si aparteid gjinor.

Yousafzai u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të mos e “legjitimojnë” qeverinë e udhëhequr nga talebanët dhe “të ngrenë zërin dhe të përdorin fuqinë e tyre” kundër kufizimeve të vendosura nga grupi militant ndaj të drejtës të shkollimit të grave dhe vajzave.

“Thënë thjesht, talebanët nuk i shohin gratë si qenie njerëzore. Ata i mbulojnë krimet e tyre me justifikime kulturore dhe fetare”, tha Yousafzai gjatë konferencës në Islamabad.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika