Unitedi mbetet pa Eriksenin për dy muaj

Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, pritet të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, të pësuar në fitoren kundër Readingut në Kupën e Anglisë, të shtunën

Manchester Unitedi ka marrë një goditje të rëndë, pasi ka mbetur pa mesfushorin Christian Eriksen për një periudhë më të gjatë.

Eriksen shkaku i lëndimit do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për dy muaj, ka raportuar BBC Sport.

Eriksen u dëmtua vikendin e shkuar në fitoren e Unitedit ndaj Readingut në Kupën FA. Pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se ai ka pësuar lëndim të rëndë të nyjës së këmbës.

Shkaku i këtij lëndimi, thuhet se Eriksen nuk do të jetë i gatshëm për lojë të paktën deri në fund të muajit prill.

Danezi para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Unitedit si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

Mungesa e 30-vjeçarit do të jetë një zhgënjim i madh për trajnerin Erik ten Hag dhe tifozët, duke pasur parasysh konsistencën e paraqitjeve të tij gjatë gjithë sezonit të deritanishëm, duke bërë 31 paraqitje që nga ardhja e tij në “Old Trafford”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika