Për here të parë, por që të mos jetë e fundit nisi fillet e saj konferenca e forumit ekonomik rajonal në ambientet e Hotel Dukagjini në Peje.
Kjo ngjarje e organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, qëllimi kryesor i cilës është diskutimi për arsimin e lartë dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Kosovë.
Me përvojën në arsim, Armand Krasniqi, si rektor i “Haxhi Zekës” thotë se me vullnetin më të madh morën iniciativën që të realizojnë ngjarjen përkatëse.
Duke pas parasysh pjesëmarrjen e disa komunave të Kosovë në konferencë, përkrahja nuk mungoi as nga ekzekutivi qendror.
E këtu si kryetar komune i qytetit nikoqir Gazmend Muhaxheri u shpreh i kënaqur që ky forum nisi pikërisht në qytetin e Pejës.
Forumi për arsimin e lartë dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Kosovë pritet të jetë i përvitshëm.