Universiteti i Prishtinës shpall konkurs plotësues për studentë të rinj

Sipas konkursit publik të publikuar nga UP-ja, aplikimi për studentë të rinj fillon të premten e 9 shtatorit dhe zgjat deri më datën 16 të këtij muaji

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin plotësues për dy mijë e 144 vende të lira për studentë të rinj në nivelin e studimeve bachelor.

Sipas konkursit publik, aplikimi fillon të premten e 9 shtatorit dhe zgjat deri më datën 16 të këtij muaji.

“UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23. 2144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, thuhet në njoftim.

Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nis nga 8 shtator 2022 dhe zgjat deri më datë 16 shtator 2022, në orën 16.00.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika