Ndërkaq, Universiteti i Prishtinës është 759 vende më lart.
Kjo pozitë pune ishte e hapur për lëndët “Studimet e familjes në perspektivën krahasuese”, “Antropologji e gjinisë”, “Migrimi dhe siguria sociale”, “Antropologji urbane”, “Antropologji e ushqimit”, dhe “Veshjet dhe identiteti”.
Grada shkencore e Yllka Syla-Uka, ndryshe nga Iliriana Blakaj që është kandidate për doktoraturë në Oxford, është master i arteve.
Për të njëjtat lëndë kishte aplikuar edhe Muhamet Avdullahu, por që ishte renditur i treti.
Komisioni Vlerësues, i cili ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve ishte i përbërë nga profesorët Tahir Latifi e Arsim Canolli dhe asistenti, Durim Abdullahu.
Sipas dokumenteve të publikuara, dy kandidatet Ilirjana Blakaj dhe Yllka Syla-Uka, çuditërisht ishin vlerësuar si kandidate të barabarta.
Më pas, sipas rregullores, “kur ka më shumë se një kandidat për pozitën përkatëse i plotëson kriteret e përzgjedhja bëhet kandidati më përvojën më të gjatë në fushën përkatëse”.
Edhe në këtë pikë, Blakaj plotësonte kushtin duke qenë se ajo vazhdon studimet në doktoraturë, gjersa kandidatja tjetër, Syla-Uka është vetëm me Master.
Megjithatë, komisioni kishte vendosur t’ia japë pozitën gruas së deputetit Uka, i cili njëherësh është i angazhuar si ligjërues në departamentin e Psikologjisë, në UP.
Një nga anëtarët e komisionit vlerësues, Arsim Canolli, kishte argumentuar, duke u bazuar në rregullore, se pozita i takon Blakajt, madje kishte bërë një argumentim të gjatë me shkrim.
“Duke vlerësuar përvojën më të gjatë në fushën përkatëse, që për mua është fusha e antropologjisë, jo mësimdhënia, mendoj se kandidatja Iliriana Blakaj, ka afër tetë vjet përvojë në kuadër të kohës së projekteve të realizuara, ndërsa kandidatja Yllka Syla-Uka ka vetëm katër vjetër përvojë në fushën përkatëse”, shkran Canolli në arsyetim.
“Unë propozoj kandidaten Ilirana Blakaj për bashkëpunëtore të jashtme për ushtrimet në lëndët e shpallura me konkurs për pozitën 17”.
Përkundër ankesës së detajuar të Canollit, vendimi i datës 7 korrik 2022 doli me emrin e gruas së Fitim Ukës si e angazhuar nga Universiteti i Prishtinës.
Ilirana Blakaj, sipas Raportit të Komisionit Vlerësues për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, (për Mësimdhënës/Asistent) ishte bursiste e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për studime pasuniversitare në Universitetin e Oxfordit (2019-2020).
Ajo në vitin 2016 ishte vlerësuar si studente e dalluar në Universitetin e Prishtinës.
Blakaj, pasi ka parë vendimin për mospranimin e saj, pakënaqësitë i ka adresuar në llogarinë e saj në Facebook.
“Dua të qartësoj se lufta nuk është assesi personale dhe realisht nuk kam asgjë kundër askujt në këtë proces. Kauza që duhet ta ngjallim duhet të jetë kundër sistemit të instaluar në UP, kundër burokracive të tilla, kundër rregulloreve të tilla që qëllimisht nuk lejojnë që Universiteti jonë të pasurohet me staf që mund të kontribuojë në shkencë e në edukimin e gjeneratave të reja. Kjo kauzë është për ndryshimin e sistemit arsimor në Kosovë. Është për Universitetin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj.
Në këtë konkurs për bashkëpunëtor të jashtëm në Fakultetin Filozofik janë pranuar, gjithsej, 17 aplikantë.