“Ura e Krimesë nuk ka gjasa të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2023”

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se riparimi i urës së Krimesë nuk ka gjasa të bëhet të paktën deri në shtator të vitit 2023

Ura e Krimesë, foto ilustruese, (Foto EPA)





“Përpjekjet ruse për të riparuar urën e Krimesë vazhdojnë, por nuk ka gjasa që ajo të jetë plotësisht funksionale të paktën deri në shtator 2023”.

Kështu ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit.

Tutje thuhet se më “8 nëntor ura rrugore do të mbyllej për të lejuar lëvizjen dhe instalimin e një hapësire zëvendësuese prej 64 metrash. Tre hapësira të tjera do të kërkohen për të zëvendësuar seksionet e dëmtuara”.

Megjithëse, zyrtarët e Krimesë kanë pretenduar se këto hapësira shtesë do të jenë në fuqi deri më 20 dhjetor, një zyrtar rus shtoi se punimet në pjesën tjetër do të shkaktonin ndërprerje të trafikut rrugor deri në mars 2023, raporton The Guardian.

Në pikën e tretë thuhet se dëmtimi i urës, sulmi i fundit në flotën e Detit të Zi në Sevastopol dhe tërheqja e mundshme nga Kherson, të gjitha komplikojnë aftësinë e qeverisë ruse për të pikturuar një tablo të suksesit ushtarak.

Ndërkaq, më 8 tetor, Ura e Kerçit nga Rusia në Krime, një simbol i urryer i pushtimit të Kremlinit të gadishullit jugor të Ukrainës, është goditur nga një shpërthim masiv në hapësirën përmes së cilës realizohet transporti i trafikut hekurudhor.

Ura e Krimesë rihapet pas një shpërthimi të madh

Po në këtë ditë, Rusia ka thënë se ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në një urë kyçe për në Krimenë e pushtuar.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskiy të mërkurën ka deklaruar se forcat e tij nuk do të dorëzoheshin “asnjë centimetër” në betejat për rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ndërsa zyrtarët e instaluar nga Rusia thanë se forcat ukrainase po lëviznin në një qytet jugor me tanke.

Pikat qendrore të konfliktit në rajonin industrial të Donetskut janë rreth qyteteve Bakhmut, Soledar dhe Avdiivka, të cilat kanë parë luftimet më të ashpra që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në fund të shkurtit.

Ura kryesore që lidh Krimenë me Rusinë goditet nga një shpërthim i madh





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika