Uragani i fuqishëm Idalia arrin në Floridë

Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet me një rrezik të madh nga uragani Idalia, i cili ka arritur në bregdetin e Floridës me stuhi të kategorisë tre, të cilat janë vlerësuar si të jashtëzakonshëm të rrezikshme. Shifrat tregojnë se miliona njerëz janë evakuuar ose kanë qëndruar në strehimore për të shmangur pasojat e kësaj stuhie të fuqishme

Një pemë e rrëzuar nga erërat e fuqishme në Florida. 30 gusht 2023

Uragani Idalia ka arritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, stuhi që po konsiderohet “jashtëzakonisht e rrezikshme”. Miliona persona veçse janë evakuuar ose po qëndrojnë në shtëpi dhe strehimore për shkak të stuhisë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) tha se Idalia goditi plazhin Kiton në rajonin Big Bend të Floridës. Stuhia është vlerësuar se është e kategorisë tre dhe konsiderohet e rrezikshme për jetë. Uragani Idalia ka shkaktuar erëra deri në 201 kilometra në orë.

Banorët e Floridës që jetojnë përgjatë vijës bregdetare janë urdhëruar që të largohen, pasi Idalia fitoi fuqi duke kaluar përmes ujërave të ngrohtë të Gjirit të Meksikës.

“Kjo stuhi është e fuqishme. Nëse jeni brenda shtëpive, qëndroni të sigurt derisa stuhia të kalojë”, porositi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Stuhia mund të ngrehë nivelin e ujit deri në 4.5 metra.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Tallahasi e quajti Idalian “një ngjarje të paprecedent”, pasi asnjë uragan i madh nuk ka kaluar ndonjëherë përmes rajonit Big Bend. Florida, që ende po përballet me pasojat e uraganit Ian, që goditi vendin vitin e kaluar, ka frikë se uragani Idalia mund të ketë pasoja shkatërruese.

Të martën në mbrëmje, Idalia arriti në kategorinë dy të stuhive, ndërkaq në orët e para të së mërkurës autoritetet thanë se stuhia shkoi në kategorinë tre, e më pas katër. Por, më pas fuqia e stuhisë u dobësua, duke rënë sërish në kategorinë tre, shkruan REL.

Uraganet maten përmes një shkalle prej pesë kategorish, me kategorinë pesë që është më e fuqishmja.

Stuhitë në kategorinë tre konsiderohen stuhi të mëdha, ndërkaq ato në katër vlerësohet se sjellin “dëme katastrofike”.

Mbi 100 persona humbën jetën vitin e kaluar kur uragani Ian goditi brigjet perëndimore të Floridës. Ky uragan, që ishte i kategorisë katër, u përcoll me erëra të fuqishme që shkatërruar ura e ndërtesa. Dëmet e shkaktuara nga stuhia vlerësohet se janë mbi 100 miliardë dollarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika