Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se ndaj kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është një valë urrejtjeje patologjike.
Ndonëse kjo “nuk ka kuptim”, sipas tij, Ramabaja theksoi se kjo është pjesë e pluralizmit dhe lirisë së demokracisë që gëzojnë si mediat, ashtu edhe politikanët.
“Ajo çka i përbashkon të gjithë kundër Kurtit është një urrejtje patologjike e palogjikshme. Dhe kjo pastaj është përhapur edhe në pjesë të studiove televizive. Dhe kjo nuk ka kuptim, por ky është pluralizmi politik, kjo është liria e demokracive që e gëzojnë mediat e politikanët. Dhe kostoja do të jetë në përballje me qytetarët më 10 shkurt marrin përgjigje të gjithë”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.