Ushqimi i ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes synon të rekrutojë kuzhinierë të vet

Përpos Qendrës Studentore edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se është duke mbështetur përkohësisht FSK-në në përgatitjen e ushqimit, deri në rekrutimin e stafit të ri. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka treguar planin e vet që tash e tutje do të rekrutojë staf, pra kuzhinier, që deri tani kanë qenë të kontraktuar përmes tenderëve publik. Megjithëkëtë, shujtat e fundit për ushtarët nuk kanë qenë të plota, siç ishin deri sot

Ky fillim tetori ua shtoi punën kuzhinierëve të Qendrës së Studentëve dhe atyre që punojnë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Jo vetëm për institucionet që janë të thirrur të punojnë, por sot ata punuan edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatiten ushqimin për ushtarët.

Tetë kuzhinierë nga SHKK e po aq edhe nga Qendra e Studentëve, për afro 2 javë ata do t’iu shërbejnë ushtarëve të Kosovës.

“SHKK është duke mbështetur FSK-në, por kjo mbështetje do të jetë vetëm për një periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional,” thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës .

Meqenëse aktualisht tenderi për furnizim me ushqim nuk është nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes, kazermat me ushqim u furnizuan nga Agjencioni Qendror i Prokurimit përmes kompanisë Hajdini Comerc, që aktualisht furnizon me ushqim disa institucione tjera.

Por, kjo kompani është fituese edhe në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëkëtë i njëjti nuk është nënshkruar dhe siç ka konfirmuar ministri Maqedonci, është në auditim të brendshëm.

Pronarët e saj po presin vendimin e Ministrisë për procedim tutje.

“Në bazë të kontratës që kemi të rregullt me AQP ata nuk kanë qenë në atë kontratë, pasiqë kanë qenë me kontraktorin tjetër furnizim dhe përgatitje por me kërkesë të AQP-së e kanë shti në kontratë dhe ne dje iu kemi dërguar të gjithë ato artikuj që i kemi në kontratë me AQP-në për të gjitha institucionet si psh. ShKK. Mensën e Studentëve, QKUK etj etj,” tha Musaj Leka, Pronar i kompanisë “Hajdini Comerc”.

Por, Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se po synon një zgjidhje afatgjatë, duke rekrutuar kuzhinierë të rregullt në kazerma, e jo siç ka qenë deri tani përmes tenderit publikë.

“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm.”

Ndërkohë, Mensa e Qendrës Studentore e cila shërben për afro 40 mijë studentë të UP-së, duket se këtë shërbim të ushqimit e ka për herë të parë.

“Stafi për menzën e studentëve ka 80 veta staf, dy ndrrime dhe ai staf është i paraparë që të servojë ushqim për studentët,” tha Fatmir Sfishta, ish-drejtor në Qendrën e Studentëve

Shujta e shërbyer gjatë kësaj së marte në shtatë kazermat e FSK-së, nuk ishte e zakonshme dhe as e ngjashme në të gjitha. Siç treguan shumë punonjës për Dukagjinin përmes fotografive, aty mungonte pija që shoqërohet me ushqimin, sallatat e edhe ëmbëlsira.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika