Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Turqi për dronët “Bayraktar”

Ministri Peleshi ka njoftuar se pas suksesit në fazën e përgatitjes teorike, efektivët shqiptarë kanë filluar trajnimin praktik për dronët luftarakë "Bayraktar", me të cilët sipas tij Shqipëria do të pajiset shumë shpejt

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se pas suksesit në fazën e përgatitjes teorike, efektivët shqiptarë kanë filluar trajnimin praktik për dronët luftarakë “Bayraktar”, me të cilët, sipas tij, Shqipëria do të pajiset shumë shpejt.

“Tri ekipe nga Forcat tona të Armatosura aktualisht po ndjekin kurse intensive në Türkiye për specialitetet PilotUAV, ElektronikUAV dhe MekanikUAV, për të bërë të mundur aftësimin profesional për çdo aspekt të operimit të kësaj teknologjie të përparuar”, ka theksuar Peleshi.

“Krenarë për angazhimin e forcave tona dhe mënyrën se si ata po pajisen me kompetencën e nevojshme për të operuar këta dronë të pararojës teknologjike në fushën e mbrojtjes”, ka shtuar ai.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2022, në Tiranë u nënshkrua kontrata për blerjen nga Shqipëria të flotës së mjeteve ajrore pa pilot (UAV) “Bayraktar”, sipas autoriteteve shqiptare, produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi dhe në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare si anëtare të NATO-s.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika