Ushtarët e Koresë së Veriut po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët nga Koreja e Veriut, të cilët luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë dhe në rajonin Kursk të Rusisë, jo rrallë kryejnë vetëvrasje kur rrethohen nga trupat ukrainase, shkruan Reuters duke u mbështetur në disa incidente të raportuara në front.

Reuters shkruan për një incident që ndodhi në frontin në rajonin rus të Kurskut, ku një ushtar nga Koreja e Veriut kryen vetëvrasje me një granatë kur ishte e qartë se do të kapej.

Megjithatë, ky nuk është incidenti i vetëm, dhe ushtarët ukrainas kanë raportuar më shumë raste të ngjashme nga fushëbeteja. Këto pretendime janë konfirmuar gjithashtu nga persona që kanë arratisur nga Koreja e Veriut.

Një nga ta, një 32-vjeçar, i cili, nga frika për familjen e tij që ka mbetur në Kore të Veriut dha një deklaratë anonime për reuters, tha se shumë ushtarë të këtij vendi janë “fanatikë” që do të bënin gjithçka për liderin Kim Jong-un, përfshirë edhe vetëvrasjen në rast të mundësisë së kapjes.

“Ky grupi i djemve ka pasur totalisht ‘trurin e larë’, do të bënin gjithçka për liderin”, tha ai.

Ndërkohë që Jong-un thotë se ushtria e tij është “më e fuqishmja në botë”, analistët ushtarakë mendojnë se shkalla e lartë e vdekshmërisë në fushën e betejës në Ukrainë është dëshmi se ata janë ushtarë të papërgatitur për luftën moderne dhe se Rusia i përdor ata si “mish për top”.

Lee Seong-kweun, anëtar i parlamentit të Koresë së Jugut, ndau një histori nga fushëbeteja në Ukrainë që, sipas tij, provon “fanatizmin” e ushtarëve nga Koreja e Veriut.

“Është konfirmuar që një ushtar, që duhej të kapet, e thirri me zë të lartë ‘gjeneralin Kim Jong-un’ para se të nxirrte granatën për të kryer vetëvrasje. Ai nuk mundi ta bënte këtë sepse u vra”, tha Seong-kweun.

Gjithashtu, ky politikan i Koresë së Jugut tha se dokumentet e brendshme, të sekuestruara nga ushtarët e Koresë së Veriut në fushën e betejës, treguan se ata kishin udhëzime për të kryer vetëvrasje nëse nuk mund të shmangnin kapjen.

Analistët nga Azia thonë se vetëvrasja është një mënyrë për të mbrojtur familjet e tyre nga kërcënimi i mundshëm nëse ata kapen. Kjo lidhet me parimin që ndjekin ushtarët e Koresë së Veriut, se të kapesh dhe të kthehesh në këtë vend është “një fat më i rrezikshëm” se sa të vdesësh në fushën e betejës.

“Të jesh i kapur është si të jesh tradhtar. Të dorëzohesh është si të jesh tradhtar. Në ushtri gjithmonë është thënë – lëre një plumb për fund”, tha një ish-ushtar i këtij vendi, i cili ka ikur në Kore të Jugut.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika