Ushtarët e Kosovës, Mehaj: Të gatshëm për çdo sfidë

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, foto të publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke kryer përgatitjet finale për ushtrim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm për çdo sfidë.

Po ashtu, ai ka thënë se Kompania B e Regjimentit të parë të këmbësorisë, përgjatë dy javëve, ka realizuar patrullimet luftarake në kushte të natës.

Sipas tij, qëllimi i këtij ushtrimi ishte aftësimi i pjesëtarëve për manovrim dhe drille të betejës gjatë natës me anë të pajisjeve të natës (NVG).

Një ditë më parë, të enjten, Mehaj kishte njoftuar se Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses misionin bashkëzbarkues përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që sipas tij, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprushmërisë me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes kudo që kërkohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika