Rubrika 15-15 që realizohet çdo të martë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini është mundësi që dëgjuesit tanë të tregojnë vullnetin e tyre të mirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Rubrika realizohet duke i dhënë hapësirë 15 minuta dëgjuesve me kushte jo të mira, që përmes telefonatave të kërkojnë gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Ndërsa, 15 minuta të tjerë janë të rezervuar që ushtarët e shumtë të “Radarit” të tregojnë vullnetin e mirë duke ndihmuar të lart cekurit.
Se Kosova ka shumë raste sociale dhe përsëri është rritur numri i familjeve që kërkojnë ndihmë, sidomos gjëra ushqimore, kanë treguar telefonatat e shumta që u paraqitën në këtë rubrikë. Por, fatmirësisht edhe njerëz human ka mjaft, që nuk hezitojnë tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë.
Gjatë të martës së 27 Shtatorit në rubrikën 15-15 në emisionin ”Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, u ndihmuan tri familje me ushqim, veshmbathje, dru dhe tretman në banjë rehabilituese. Ndërsa nga vet “Radar” u ndihmuan edhe disa raste që kishin kërkesa për analiza shëndetësore.