Ushtarët italianë të KFOR-it do të kryejnë trajnim në Zubin-Potok

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se ushtarët italianë të caktuar në kuadër të këtij misioni do të kryejnë trajnimin vjetor amfib në Digën e Ujmanit në komunën e Zubin-Potokut më 30 dhjetor

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se ushtarët italianë të caktuar në kuadër të këtij misioni do të kryejnë trajnimin vjetor amfib në Digën e Ujmanit në komunën e Zubin-Potokut më 30 dhjetor.

Aktiviteti stërvitor do të përfshijë ushtarë nga ushtria italiane dhe anije italiane, me qëllim që t’i plotësojnë kërkesat e specifikuara të trajnimit të njësisë.

KFOR-i është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, i përbërë nga pjesëtarë nga 27 vende dhe në Kosovë është vendosur që nga viti 1999 dhe synon të krijojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika