Ushtarët ukrainas fillojnë stërvitjen në Britani

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se grupi i parë i ushtarëve ukrainas, shumë prej të cilëve nuk kanë përvojë të mëparshme ushtarake, kanë mbërritur për stërvitje luftarake në Mbretërinë e Bashkuar

Rekrutët e rinj në ushtrinë ukrainase trajnohen nga specialistë të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në një bazë ushtarake pranë Mançesterit. Foto AP

Grupi i parë prej 10 mijë rekrutësh ushtarë ukrainas që priten të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të ardhshëm, tashmë kanë arritur në Britani.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se të njëjtit veçse kanë filluar stërvitjet.

Nga ky dikaster, zyrtarët kanë deklaruar se shërbimi britanik prej një mijë e 50 personash do të trajnojnë vullnetarët e ukrainas pa përvojë në disa lokacione anembanë Britanisë për disa javë.

Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, është takuar me rekrutët në fillim të javës.

“Ky program i ri trajnimi ambicioz është faza tjetër në mbështetjen e Britanisë së Madhe për forcat e armatosura të Ukrainës në luftën e tyre kundër agresionit rus”, ka thënë Wallace.

Ministria britanike ka sqaruar se ukrainasit do t’i nënshtrohen programit bazë të trajnimit të ushtarëve të Britanisë.

Kjo duke përfshirë trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet artizanale në terren, taktikat e patrullimit dhe ligjet rreth konfliktit të armatosur.

Ndryshe, Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe nga fondi i krijuar në Bankën Botërore.

SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania rreth 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika