Ushtarët ukrainas po evakuohen nga fabrika e çelikut “Azovstal”

Një duzinë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar nën uzinën e rrethuar, Azovstal, janë parë duke u larguar nga vendi

Pamje nga largimi i ushtarëve

Dhjetëra autobusë me ushtarë ukrainas që ishin strehuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Ukrainë, janë parë duke u larguar nga fabrika.

Ndonëse nuk është konfirmuar numri se për sa ushtarë bëhet fjalë, siç raporton Reuters gjatë ditës ishte spekuluar që në Azovstal gjendeshin rreth 600 ukrainas.

Deri më tani nuk dihet se si është dakorduar të realizohet ky evakuim i ushtarëve, në mesin e të cilëve janë edhe 40 të plagosur, që raportohet të jenë oficerë ukrainas.

Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar ka thënë se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk ka dhënë detaje se cili ishte vendimi.

Ndryshe, më tetë maj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një videoje, ka thënë se po vazhdonin përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit dhe stafin mjekësor nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.

Sipas tij, zyrtarët ukrainas po përpiqeshin gjithashtu të evakuuojnë forcat ushtarake që kanë mbetur në fabrikë, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele, me shumë pak ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.

Por, ai ka pranuar se kjo ishte “jashtëzakonisht e vështirë”.

Zona industriale është bërë një simbol i rezistencës ukrainase, në një qytet që tani është pothuajse tërësisht i pushtuar dhe i shkatërruar nga rusët.

Ndërkaq, më gjashtë maj, qindra civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal, nga operacionet e shpëtimit të udhëhequra nga OKB-ja.

Ndërsa, të dielën është shënuar dita e 75-të e agresionit rus në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika