Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në rajon

Ushtria e Kosovës po forcohet dita ditës bashkë me buxhetin që po i shtohet, por në krahasim me ushtritë tjera, kjo rritje është e pamjaftueshme. Sipas vlerësimit të Globalfirepoëer, për vitin 2025 Serbia e ka ushtrinë më të fuqishme në rajon, pasuar nga Kroacia e Shqipëria e shtete tjera, ndërsa FSK sipas këtij vlerësimi mbetet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ranglistës botërore si fuqi e padiskutueshme i prinë ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake në botë.

Mbi 895 miliardë dollarë për mbrojtje për çdo vit, mbi 2 milionë ushtarak aktivë, mbi 13 mijë aeroplanë e helikopterë, mbi 4600 mjete tokësore të blinduara dhe të llojeve të ndryshmje përfshirë tanket, 11 aeroplanmbajtëse, e 9 për helikopterë.

Amerika e vetme ka fuqi ushtarake nëse bëhen së bashku, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia. Jo vetëm për nga fuqia në terren, por buxheti i nëntë fuqive ushtarake botërore mbledhur së bashku është 773 miliardë dollarë, 122 miliardë dollar më pak sesa Amerika.

Në Ballkanin Perëndimor, fuqia ushtarake mbetet Serbia. Në mesin e 145 shteteve, krahasuar me vitin 2024 ajo ka rënë për 8 vende, duke u renditur e 63-ta, me mbi 2 miliardë buxhet vjetor për mbrojtje.

Me mbi 1 miliardë dollarë buxhet vjetor, Kroacia renditet  e 74-ta, Maqedonia e 122-ta me gati 400 milionë euro buxhet. Shqipëria nga vendi 90 është ngritur tek 78-shi. Fuqia e bashkëkombësve është rritur bashkë me buxhetin. Afër 560 milionë dollarë shpenzime vjetore, mbi 9 mijë ushtarë aktivë, 19 helikopterë, së fundi edhe Black Haëk nga Amerika. Madje edhe Mali i Zi që është pjesë e NATO-s, me 150 milionë euro buxhet vlerësohet se ka ushtri më të fuqishme se FSK-ja duke u renditur e 127-ta në botë.

Republika e Kosovës ka rritur shpenzimet për ushtrinë por sipas vlerësimit të fuqisë nga Globalfirepoëer, ka rënë në renditjen e fuqisë. Kjo sigurisht për shkak se edhe shtetet tjera kanë nisur të harxhojnë çdo herë e më shumë buxhet për armatim e infrastrukturë ushtarake.

Më 2024 Kosova radhitej e 135-ta, ndërsa këtë vit nga 145 vende në ranglistë radhitet në pozitën 141.

Buxheti që ka në dispozicion Kosova këtë vit shkon në mbi 260 milionë dollarë. Kufiri 714 kilometra gjysma prej të cilit është me Serbinë, nëse kërcënohet sipas vlerësimit mbrohet nga 7500 trupa të armatosura.

Mjete ajrore shteti ende nuk posedon, por me Shtetet e Bashkuara Kosova ka nisur negociatat për blerjen e helikopterëve Black Haëk, ndër më të sofistikuarit në llojin e tyre.

Shërbejnë për transport të ekuipazhit, mjeteve më të vogla, por edhe për luftime, predha të ndryshme e mitraloz të të gjitha kalibrave. Në dispozicion Blackhaëk në tokën e Kosovës ka 4 aeroport ushtarakë.

Sipas Globalfierpoëer ushtria e Kosovës në stok i ka 737 automjete ndër to edhe të blinduara, ndërsa të gatshme për terren 479 sosh.

Në 17 vjetorin e Pavarësisë, ushtria dhe policia prezantuan disa nga autoblindat që i posedojnë, Hamëi amerikan me kalibër 7.12 mm, nga Turqia OTOKAR me predhë 7.62mm dhe Kobra 12.7 mm.

Më e rënda dhe rrezikshmja është prodhimi tjetër turk, Vuran, autoblinda me predhë 120 milietërshe, shkatërruese për gati çdo lloj blinde.

Edhe për agresorët që ia mësyjnë territorit tonë, FSK nuk do të jetë duarthatë.

I famshmi, anti-tanku Javelin së shpejti do të jetë në depot e tyre. Porosia për 246 Javelin është bërë, po pritet vetëm transporti nga SHBA në duart e ushtrisë e cila në vitin 2028 do kryej transformimin dhe do të jetë me kompetenca të plota.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika