Ushtria amerikane vret ‘udhëheqësin e lartë’ të grupit të lidhur me al-Kaedën në Siri

Ushtria amerikane thotë se kreu një bastisje që kishte në shënjestër Abu Hamzah al Jemeni, udhëheqësin e grupit të lidhur me al-Kaedën, Hurras al-Din

ilustrim

Sulmi që u realizua të hënën nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte në shënjestër Abu Hamzah al Jemeni, një “udhëheqës i lartë” i grupit Hurras al-Din, i lidhur me al-Kaedën.

Abu Hamzah al Jemeni po udhëtonte vetëm me një motoçikletë kur shenjëstrua, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë, njofton AlJazeera.

Gjithashtu, në deklaratë ceket se eliminimi i këtij lideri të lartë do të prishë aftësinë e al-Kaedës për të sulmuar qytetarët amerikanë dhe civilët e pafajshëm.

“Largimi i këtij udhëheqësi të lartë do të prishë aftësinë e Al-Kaedës për të kryer sulme kundër qytetarëve amerikanë, partnerëve tanë dhe civilëve të pafajshëm në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.

ilustrim

Mbrojtja Civile Siriane një organizatë humanitare, tha në një postim në Twitter se një burrë u vra pak para mesnatës, pasi motoçikleta e tij u godit me dy raketa, duke shtuar se është transferuar trupi i pajetë në departamentin e mjekësisë ligjore në qytetin Idlib.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika