Ushtria e Kosovës stërvitet në Babaj të Bokës

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj, të premten e 6 majit ka vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës në Babaj të Bokëse cila është nën kompetencat e Komunës së Gjakovës ku janë duke u zhvilluar ushtrimet fushore “Iron Support”

ilustrimi

“Defender 2023” nëpërmjet stërvitjeve është duke bërë testimin e kapaciteteve të Kompanisë mbështetëse të regjimentit të parë të këmbësorisë.

Armend Mehaj, ministër në Ministrin e Mbrojtjes, ka shkuar që t’i shoh nga afër se si po zhvillohen këto ushtrime fushore, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.

I pari i mbrojtjes kishte vlerësuar lart angazhimin, profesionalizimin edhe vullnetin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 35 automjete ushtarake dhe 122 pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës.

“Iron Support” është ushtrimi fushor i ushtrisë së Kosovës i cili ka filluar më datën 26 prilli në Komunën e Gjilanit ndërsa nga katër maj deri më dhjetë maj është në procedurë të ekzekutimit.

Në ketë stërvitje ushtarake janë duke u demonstruar aftësitë e mbështetjes logjistike si, furnizimi, transporti, gjithashtu edhe aftësitë e mirëmbajtjes.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika